LSDM: Me Kovaçevskin vendi është bërë lider në transformimin e energjisë, ne mund të jemi qendra e energjisë së gjelbër në Evropë

November 20, 2022
1 minut lexim

Tranzicioni energjetik i vendit është në ecje të plotë.

Në 10 muajt e kaluar, vetëm për këtë periudhë të shkurtër të mandatit të Dimitar Kovaçevskit, në vend janë instaluar 27 megavat termocentrale fotovoltaike. Kjo është 11 megavat më shumë se sa është bërë nga VMRO-DPMNE për gjithsej 11 vjet.

Është investuar në termocentralin fotovoltaik prej 10 megavatësh në Oslomej. Para pak kohësh ka filluar të funksionojë termocentrali më i madh fotovoltaik me kapacitet 17 MW, i ndërtuar nga kompania nga Sllovenia (“Gen-I”).

Në dy vitet e ardhshme duhet të vihen në përdorim të gjitha 130 megavat të termocentraleve fotovoltaike që janë tashmë në proces.

Nga dielli ynë, le ta krijojmë Maqedoninë e Veriut si qendrën e ardhshme të energjisë së gjelbër të Evropës.
Me Kovaçevskin, vendi u bë lider në transformimin e energjisë, ne mund të jemi qendra e energjisë së gjelbër të Evropës, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mania e vetullave të zbardhura, trendi që po dikton yjet

Story i radhës

​“Edukimi Seksual”, shkollat fillore janë pro futjes si lëndë

Të fundit nga

ShkoLartë