Derisa 19-vjeçari ishte duke ecur përgjatë bulevardit “Cvetan Dimov”, nga një automjet Passat me targa të Kumanovës, një person ka dalë nga makina dhe ka hapur zjarr. Pas të shtënave, ai është kthyer në automjet dhe është nisur në drejtim të panjohur.
“Është konstatuar se i plagosuri është A.B. (19) nga Shkupi, i cili në një bisedë zyrtare me zyrtarët policorë ka sqaruar se derisa ka qenë duke ecur në “Cvetan Dimov”, nga vetura ka dalë B.B. dhe qëlloi me armë disa herë në drejtim të tij. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Nga opozitarja LSDM thonë se të shtëna me armë zjarri ka në çdo kënd dhe kërkojnë dorëheqje nga ministri i brendshëm Pançe Toshkovski.
“Kjo është hera e dytë brenda 1 muaji njeri i ri të jetë viktimë, në shtator mbeti i plagosur edhe një tjetër i ri nga të shtënat me armë zjarri. Situata me sigurinë në rrugë është përkeqësuar në mënyrë alarmante. Ky është kontributi i Qeverisë së Mickoskit në 100 ditët e fundit. Me Toshkovskin dhe VMRO-DPMNE-në rrugët janë bërë Perëndim i Egër, ka të shtëna pothuajse çdo ditë, në çdo hap. Përllogaritjet kriminale janë në rritje, në vend të rendit, na ndodh kaos”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM.
U përgjigj Toshkovski:
“Jam i zhgënjyer nga përpjekjet nekrofile të LSDM-së për të manipuluar popullin duke fajësuar gjoja paaftësinë e MPB-së në këto 100 ditë dhe besoj se janë vetëm një përpjekje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen nga kaosi shtatëvjeçar dhe shkatërrimi i sistemit të sigurisë që lanë pas. Pohimi se gjatë drejtimit tim në MPB është zbardhur vetëm një rast është krejtësisht i rrejshëm dhe manipulues”, deklaroi ministry I Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski
Nga VMRO-DPMNE thonë se “të shtënat e bandave rreth Shkupit janë vepër e LSD-së me nëntokën e Shkupit dhe grupet rivale”.
“Të shtënat e bandave rivale në Shkup janë rezultat i drejtpërdrejtë i marrëdhënieve të LSD me nëntokën e Shkupit dhe grupet rivale, fuqia e të cilëve u rrit gjatë LDS ndërsa bizneset lulëzuan. LSD krijoi manjatë nga bandat në Shkup duke paguar borxhin për zgjedhjet e vitit 2016 kur po këta banditë ishin në krye të shtabeve të LSD në të gjithë Shkupin”, thotë VMRO-DPMNE.
Djali i plagosur është mbajtur në spitalin “Shën Naum të Ohrit”. Sipas numrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, në vitin 2023 kanë ndodhur 23 vrasje, nga të cilat 2 të pazbardhura, ndërsa në vitin 2024, deri në muajin tetor, kanë ndodhur 16 vrasje, nga të cilat po ashtu 2 janë të pazbardhura.
Burimi: tv21