LSDM: JO zgjedhjeve, pro ndryshimit të kodit

January 22, 2022
1 minut lexim

LSDM është e bindur në qëndrueshmërinë e shumicës parlamentare dhe konsideron se zgjedhje të parakohëshme s’do të ketë.

“Në kohën kur shteti ballafaqohet me krizë energjetike, Mikockski dhe VMRO në vend se të ofrojnë zgjidhje, ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare për t’i bllokuar proceset dhe ekonomia të stagnojë.” -thonë nga partia e Kovaçevskit.

“Shumica parlamentare është stabile dhe kjo u dëshmua edhe gjatë zgjedhjes së Qeverisë. Konsiderojmë se pas 15 viteve, një qeveri duhet të çojë mandatin katër vjeçar deri në fund.” – tha zwdhwnwsja e LSDM-sw, Bogdanka Kuzeska.

Sa i takon ndyshimit të Kodit Zgjedhor, LSDM rikonfirmoi qëndrimin pro kërkesës së partive më të vogla që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore me lista të hapura. Konsideron se për këtë duhet konsensus i gjërë politik pasi ndryshimi i Kodit elektoral e kërkon një gjë të tillë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA: Presidenti Biden, konsultime me ekipin e sigurisë kombëtare lidhur me krizën mbi Ukrainën

Story i radhës

Seanca ndërqeveritare Shkup-Sofje,Petkov jep urdhër të formohen katër grupe të punës

Të fundit nga

ShkoLartë