LSDM: Huamarrja nga Hungaria mund të rrezikojë bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare

1 minut lexim

Nga LSDM thonë se “më në fund u hapën kartat dhe u bë e qartë pse Mickoski dhe OBRM-PDUKM e fshehën burimin e parave për huamarrjen e re të madhe”.

Nga atje theksojnë se tani është e qartë pse Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij ishin në Budapest çdo fundjavë për “konsultime me azilkërkuesin Gruevski”.

“Bashkëpunimi i veçantë ekonomik me Hungarinë është në drejtim të mbi-borxhit dhe pengmarrjes politike të vendit tonë në një vend tjetër. Pyesim se cili është roli i Gruevskit në këtë marrëveshje? Edhe fëmijët e vegjël e kanë të qartë se pas një marrëveshjeje të tillë fshihen interesa politike, e cila do të dalë shumë shpejt në dritë”, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se kjo mund të rrezikon bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Story i mëparshëm

Haradinaj sërish e akuzon Kurtin se është njeri i Serbisë

Story i radhës

Sot publikohen rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë

Të fundit nga