Fillon procesi i shqyrtimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si një hap i ri në rrugën e vendit drejt BE-së, që pason hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, thotë LSDM.
“Integrimi evropian është synim strategjik i shtetit dhe qytetarëve. Prandaj është e rëndësishme që të gjithë të përfshihen maksimalisht dhe të ketë një konsensus kombëtar për procesin e anëtarësimit.
Negociatat dhe i gjithë procesi i negociatave për anëtarësim në Union është një projekt shtetëror dhe kombëtar, i cili do ta transformojë vendin për Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja i filloi në korrik të këtij viti negociatat me BE-në, për të cilat shteti ka pritur 17 vjet.
Vazhdojmë të punojmë me përkushtim në interes të shtetit dhe qytetarëve. E ardhmja e Maqedonisë është evropiane”, thuhet në njoftim.