LSDM: Do të sigurojmë të ardhmen evropiane për qytetarët tanë

August 21, 2023
1 minut lexim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se procesi i ndryshimeve kushtetuese ka filluar dhe se ata do të sigurojnë të ardhmen evropiane për qytetarët.
Nga kjo parti e akuzojnë opozitën se e bllokon rrugën evropiane të shtetit.

“VMRO-ja edhe një herë, ashtu si dhe në të kaluarën, është bllokim i rrugës së Maqedonisë drejt integrimeve evropiane, përkatësisht anëtarësimit në BE, ashtu siç ishte kundër anëtarësimit në NATO. VMRO-DPMNE dhe Mickoski edhe një herë veprojnë kundër interesave të shtetit, kundër një të ardhmeje më të mirë për qytetarët. Përpjekja për të bllokuar të ardhmen evropiane është veprim i rrezikshëm, antishtetëror dhe antimaqedonas i DPMNE-së dhe Mickoskit”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se “populli i Maqedonisë i orientuar pro-evropian dhe të gjithë qytetarët që janë për anëtarësim në BE nuk do ta falin këtë. Koalicioni pro-evropian i udhëhequr nga LSDM-ja nuk do t’i nënshtrohet sjelljes së dëmshme, të papërgjegjshme dhe joshtetërore të VMRO-së”.
“Nuk do të lejojmë që e ardhmja e shtetit të bllokohet nga Mickoski dhe VMRO. LSDM së bashku me qytetarët dhe subjektet politike pro-evropiane do të bëjnë gjithçka për ta thyer atë bllokadë. Do të kemi sukses në këtë, do të sigurojmë të ardhmen evropiane të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Krasniqi: Procesi i zgjedhjeve në veri do të determinohet ditëve në vijim

Story i radhës

Parandalohet ngjarja e mundshme kriminale në familje, arrestohet 27-vjeçari

Të fundit nga

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu” Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp
ShkoLartë