LSDM dhe VMRO-DPMNE pajtohen për një gjë! Presidentin ta zgjedhin qytetarët e jo Kuvendi

min lexim

Kush është patriot më i madh, kush punon më shumë për shtetin, kush është fajtor për standardin e keq të qytetarëve, kaosin me pasaportat… Gjithë këto tema ishin në menynë për akuza të ndërsjella mes deputeteve, para së gjithash nga radhët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, gjatë gjithë debatit në ClickPlus. Por në fund, së paku për një gjë u pajtuan. Për temën që kohën e fundit përsëri po aktualizohet – zgjedhja e presidentit të shtetit të bëhet përmes zgjedhjeve ose në Kuvend.

“Nëse shkojmë drejt zgjedhjes së presidentit në Kuvend e jo në zgjedhje, atëherë do ta minimizonim rolin e presidentit dhe do të ulej legjitimiteti i tij. Përkundrazi, ne ndoshta, do të vijë koha kur do të duhej të mendojmë në një drejtim tjetër, megjithatë në asnjë rast në drejtim që presidentin ta zgjedhim në Kuvend”, u shpreh Snezhana Kaleska Vançeva, deputete e LSDM-së.

“Patjetër se pajtohem me këtë, qytetarët duhet ta zgjedhin presidentin e shtetit. Mund të mendojmë që në të ardhmen ta ulim censusin, ka çështje për të cilat duhet të debatojmë, por për këtë çështje jemi të vendosur”, tha Bllagica Llasovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Partia që e ngriti këtë çështje nuk pajtohet me këtë. Sipas BDI-së, varianti më i mirë është që Kuvendi ta zgjedhë presidentin e shtetit.

“Ne jemi për idenë që presidenti të zgjidhet në Kuvend me 2/3, pra me 80 deputetë, plus me Badenter, pikërisht për këtë të vijnë në shprehje faktorët që i përmendi kolegia, presidenti të jetë faktor që bashkon”, tha Arta Zendeli, deputete e BDI-së.

Debat i ashpër u zhvillua edhe për kaosin me dokumentet personale, ardhmërinë europiane të shtetit dhe ndryshimet kushtetuese.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Osmani në Forumin e Antalisë: Kosova edhe në kohë lufte ka zgjedhur paqen dhe diplomacinë

Story i radhës

Në UT u mbajt konferenca vjetore doktorale

Të fundit nga