LSDM: Dështoi skenari i Mickoskit dhe partnerëve të tij të koalicionit, “E Majta” dhe ASh

July 7, 2022
1 minut lexim

Nga LSDM kanë reaguar në lidhje me incidentin e djeshëm në Shehin Skënderbeu. Nga kjo parti thonë se sjellja e opozitës është e rrezikshme, pasi sipas tyre po inskenohen situata që mundohen të tregojnë një lloj tensioni ndëretnik, e që sipas LSDM-së janë të shkaktuara nga përfaqësuesit më të lartë të partive në opozitë.

Hristijan Mickoski nuk është kurrfarë viktime, por është regjisor i skenarit të përgjakshëm, skenar i përgjakshëm me partnerët e tij të koalicionit E Majta dhe Aleanca, i cili në fund dështoi. Mickoski mbrëmë nuk ishte cak por vetëm e luajti rolin më të keq për shtetin dhe qytetarët. Cufi Koka është personi i cili sipas skenarit të përgjakur të Mickoskit duhet të veprojë si sulmues i tij dhe i njejti person dje ishte arrestuar menjëherë. Bëhet fjalë për një burrë i cili është vëllai i një anëtari të lartë të partnerit të koalicionit të Mickoskit, Aleanca për Shqiptarët, i cili ishte emëruar drejtor në Ndërmarrjen Publike Higjiena Komunale-Shkup. Bëhetë fjalë për vëllain e kryetarit të degës së Aleancës në Çair dhe funksionar kryesor në fushatën e Danella Arsovskës.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arben Llalla: Shqiptarët të distancohen nga kjo VMRO

Story i radhës

Një gabim i rëndë juridik dhe politik i kryeministrit Abazoviç

Të fundit nga

ShkoLartë