lsdm deputetet te cilet bojkotojne kuvendin le te heqin dore nga pagat dhe privilegjet 627a23cb9879d

LSDM: Deputetët të cilët bojkotojnë Kuvendin, le të heqin dorë nga pagat dhe privilegjet

May 10, 2022
1 minut lexim
lsdm 4 750x430 1

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së që bojkotojnë dhe bllokojnë Kuvendin nuk duhet të paguhen nga qytetarët për mosveprimin e tyre dhe sjelljen e tyre destruktive. Duhet menjëherë të heqin dorë nga të gjitha privilegjet, të dhurojnë pagat dhe të mos përdorin telefonat e punës, udhëtimet dhe gjithçka që u takon, sepse nuk e meritojnë”, thonë nga partia në pushtet LSDM, pasi sot zyrtarisht filloi afati i bllokadës së paralajmëruar të kuvendit nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM thonë se papërgjegjësia dhe bindja partiake ndaj liderit Mickoski do të jetë e vetmja gjë që do ta kujtojë këtë përbërje parlamentare të VMRO-DPMNE-së, por nuk duhet ta paguajnë qytetarët nga xhepat e tyre mosveprimin e deputetëve në kuvend.

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së, në vend që t’u shërbejnë atyre që zgjidhen dhe paguhen, i shërbejnë vetëm liderit të Pallatit të Bardhë. VMRO-DPMNE mbetet partia e vetme që në kohë krize mundohet të rëndojë dhe rëndojë edhe më shumë jetën e të gjithë qytetarëve dhe të bllokojë gjithçka që është në interes të tejkalimit më të lehtë të situatës. Një politikë e tillë antishtetërore, egoizëm dhe neglizhencë do të mposhtet sërish rëndë në zgjedhjet e ardhshme. LSDM do t’i kundërshtojë fuqishëm këto bllokada dhe do të gjejë mënyrën për të miratuar ligje në interes të qytetarëve. VMRO-DPMNE do të mbetet e izoluar në politikat e saj destruktive”, thonë nga LSDM.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kuvendi do ta mbaje seancen e 71 te ne rend dite disa propozim ligje 627a20471bc29
Story i mëparshëm

Kuvendi do ta mbajë seancën e 71-të, në rend dite disa propozim ligje

nderroi jete ne moshen 67 vjecare keta jane titujte qe i fitoi xhevdet peci ne karrieren e tij 627a2c37d896e
Story i radhës

​Ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare, këta janë titujtë që i fitoi Xhevdet Peci në karrierën e tij

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë