Deputetët e të gjitha grupeve parlamentare kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve, në vend të bllokadave dhe shkatërrimeve përmes argumenteve dhe konstruktivitetit të kontribuojë në miratimin e konkluzioneve rreth propozimit të presidencës franceze, thonë nga LSDM.
“Përmes konkluzioneve, qeveria aktuale, si dhe çdo qeveri e ardhshme, do të angazhohen edhe më tutje që të ruajnë vijat e kuqe në përputhje me Deklaratën e miratuar në Kuvend, e cila është ruajtja e gjuhës maqedonase, pa fusnota, shtesa, si dhe identiteti maqedonas dhe veçantia e shtetit që nuk mund të jenë pjesë e kornizës së negociatave”, thonë nga LSDM.