LSDM: Deputetët e VMRO-së me porosi të Mickoskit tentojnë të krijojnë tensione dhe incidente

1 minut lexim

LSDM akuzon deputetët e VMRO-DPMNE-së se me porosi të Mickoskit po tentojnë të nxisin tensione dhe incidente, që të mbrojnë krimin.

Nga atje thonë se çdoherë kur Kuvendi debaton për ligjin për gjyqësi, deputetët e VMRO-DPMNE-së janë nervoz, destruktiv, nxisin tensione, i dhunojnë deputetët dhe të punësuarit në Kuvend, ndërsa shpesh tentojnë edhe të provokojnë dhe të bëjnë sulme fizike.

“Publiku është i bindur se VMRO-DPMNE është fajtori që e shkaktoi incidentin në Komisionin për Çështje Evropiane, por kjo nuk është hera e parë. Paraprakisht, deputetët e VMRO-DPMNE-së janë sjellë në mënyrë arrogante dhe të vrazhdë si ndaj Komisionit për Sistemin Politik dhe Komisionit për Arsim, kur kryetarët e komisioneve janë sulmuar fizikisht nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE i kalon të gjitha kufijtë e normalitetit dhe mirësjellje, por ta dinë se kotë po krijojnë tensione, përgjegjësi për çdo krim do të ketë, krimi nuk mbrohet me shkatërrimin e Kuvendit”, thonë nga LSDM.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

NATO pret që Finlanda e Suedia t’i bashkohen shpejtë Aleancës Veri-Atlantike

Story i radhës

Stoltenberg: NATO përballet me sfidat më të mëdha prej Luftës së Dytë Botërore

Të fundit nga