“Çdo natë ka incidente të reja, të shtëna, dhunë dhe krime në qytetet tona. Mbrëmjen e djeshme në Çair nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar me 4 të shtëna me armë zjarri. Kjo dëshmon për paaftësinë e plotë të ministrit të Punëve të Brendshme, Toshkovski dhe menaxhmentit të VMRO-PDMNE-së. Rrugët tona janë kthyer në Perëndim të Egër”, akuzon LSDM.
“Ka pasur të shtëna në Çair, në Haraçinë, ka ndodhur një vrasje në afërsi të QT Mavrovasja, e para kësaj ka pasur të shtëna në Sindjelicë, Batincë, Tetovë dhe në rrugën e Plastikave. Për të gjitha këto incidente, autorët nuk janë gjetur dhe nga 10 vrasje dhe tentim vrasje, Toshkovski mezi ka arritur të zbardhë një rast”, thonë nga LSDM.
Burimi: TV KLAN