LSDM akuzon Taravarin se ndihmoi VMRO-në dhe Levicën për skenare të përgjakshme

1 minut lexim

Në konferencën për shtyp mbajtur nga zëdhënësi i LSDM, Darko Kaevski zbulon skenarin e VMRO dhe Levicës mbështetur edhe nga ASH për incidentet në Shkup gjatë protestave kundër Propozimit francez.

Skenari i pasuksesshëm i përgjakshëm i protestave të dhunshme të VMRO-DPMNE-së dhe Levicës u konfirmua se është ndihmuar nga struktura të afërta me Aleancën në Shkup, gjegjësisht kryetarit në pritje, Arben Taravari, thekson në konferencën për shtyp, Kaevski.

Të gjithë personat e armatosur të Mickoskit janë gjetur dhe sanksionuar nga MPB.

Në mesin e tyre prinë Yusuf Enus ose i njohur si Cufi Koka, vëllai i të cilit ishte drejtor i Higjienës Komunale të Shkupit i emëruar nga Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE, gjegjësisht nga Arsovska.

Vetëm dy ditë pas shkarkimit nga posti i drejtorit, i njëjti Zudi Enus Koka u emërua shef i kabinetit të drejtoreshës së re Kosana Mazneva, kështu akuzojnë nga LSDM.

Story i mëparshëm

Protestuesit e Levicës brohorasin: “Mickoski PEDER”

Story i radhës

Konfirmohet data për Superkupën e Shqipërisë

Të fundit nga