LSDМ: Qeveria mori në përkujdesje 60 mijë amvisëri të braktisur nga VMRO-ja

1 minut lexim

60.000 amvisëri nga sot e deri në fund të sezonit të ngrohjes do të kenë ngrohje në shtëpitë e tyre për shkak se Qeveria e udhëhequr nga LSDM e mori përsipër menaxhimin e ngrohjes pasi Qyteti i Shkupit hoqi dorë, vlerësoi sot LSDM-ja.

Partia në pushtet thekson se edhe pse bëhet fjalë për një aktivitet për të cilin është përgjegjës Qyteti i Shkupit, pushteti i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe Danela Arsovska gjatë krizës botërore ekonomike dhe energjetike “shpëtoi” nga kjo përgjegjësi.

LSDM

“Është e qartë se funksionarët e paaftë nga VMRO-DPMNE nuk kujdesen për qytetarët, por janë të interesuar vetëm për manipulimin e tenderëve dhe ndarjen e komisioneve.

Përveç ikjes nga obligimet e veta, VMRO-DPMNE përmes deputetëve vazhdon të pengojë punën e Kuvendit dhe bllokon ligje të rëndësishme, duke përfshirë edhe ligjin që parashikon 100 milionë euro për funksionimin normal të ESM-së në kohë krize.

Dallimi ndërmjet qëndrimit të përgjegjshëm të LSDM-së dhe veprimeve destruktive dhe të dëmshme të VMRO-DPMNE-së është i madh”

Story i mëparshëm

Është një enigmë e pazgjidhshme për mua, se si mund t’ju mashtrojnë kaq lehtë puthjet e Edi Ramës?

Story i radhës

Frika e një lufte nukleare, NATO përgatitet për “ditë të zeza”; stërvitje bërthamore top sekrete mbi Britaninë e Madhe

Të fundit nga