LS pjesë e zgjedhjeve, reagon ish-kryediplomatja: Rikthehet lista “e reformuar” e Radoiçiqit

December 12, 2024
1 minut lexim

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar për përfshirjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Ajo ka shkruar në X se edhepse Lista Serbe është strukturë paralele e Serbisë, ajo vazhdon të mbetet sot e papenguar ligjërisht dhe e pasfiduar politikisht nga Kosova, duke aplikuar për certifikim me plot 48 kandidatë në KQZ për rikthim në Kuvendin e Kosovës 2025.

“Këtë rikthim po e mundësojnë: Mungesa e kallëzimit penal nga institucionet e Kosovës për të shpallur këtë organizatë antikushtetuese pasiqë vetë (Ministri Sveçla) e klasifikuan si përgjegjëse për agresionin në Banjskë; Mungesa e dënimit për ish-nënkryetarin Millan Radojçiq; dhe Vazhdimi i financimit të shtetit të Kosovës me 360 mijë (nga KQZ përmes të gjitha partive politike) + 250 mijë (nga Kuvendi) për këtë organizatë përmes së cilës Serbia planifikoi e ekzekutoi agresionin terrorist në Banjskë (ku mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku)”, thuhet në reagimin e Haradinaj-Stublla.

Ajo ka shkruar po ashtu se në listën e dorëzuar në KQZ dje, figurojnë edhe emra të vjetër të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Radojçiqit, të cilët fatkeqësisht do të kandidojnë e madje edhe të fitojnë e të rikthehen në Kuvendin e Kosovës pa asnjë pengesë.

“Për dallim nga ne në Kosovë që i certifikojmë pa asnjë filtër të sigurisë këta persona, secili prej tyre paraprakisht padyshim se ka marrë aprovimin dhe instruksionet e qarta politike e kriminale nga Vuçiqi e Radojçiqi”, shkruan ajo.

Sipas saj, pas certifikimit të kësaj organizate dhe rilegjimimin e saj në systemin politik të Kosovës, partitë politike shqiptare e humbin të drejtën të bëjnë premtime elektorale për çështjet me Serbinë dhe integrimin e veriut.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjorgjievski: Nuk kam informacion preciz nëse Qytetit do t’i merren ingerencat për NQP Shkup

Story i radhës

Mandati i Xhaçkës/ Gazetari: Mazhoranca po mbron Kryeministrin. Reagon Koçi: Drejtësia mund të hetojë cilindo, nuk e ndalon…

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë