Lovren rikthehet te Lyoni

January 2, 2023
1 minut lexim

Lyoni ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes për transferimin e Dejan Lovrenit.

Mbrojtësi kroat vendosi rikthehet te klubi ku kishte luajtur nga janari i vitit 2010 deri në verën e vitit 2013.

Lovren ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. Ai së fundmi u aktivizua te Zenit St. Petersburg.

Shuma e këtij transferimi nuk u bë e ditur, por raportohet se lëvizja është bërë për çmimin prej 2 milionë eurosh.

33-vjeçari, i cili luajti në Kupën e Botës Katar “2022”, është bërë lojtari i tretë që kthehet në Lyon në muajt e fundit, pas nënshkrimeve në verë me Alexandre Lacazette dhe Corentin Tolisso. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lladrovci: Drenasi humbi mbi 6 milion euro investime me mbi 200 vende të reja pune

Story i radhës

Kosova si “klinikë” shpirtërore e nacionalizmit serb!

Të fundit nga

ShkoLartë