Lotët e kurbetit s’kanë të ndalur nëpër stacione! Braktisin vendlindjen sepse u ka mbetur “vetëm të vdesin urie”

min lexim

Me lot në sy e me përqafime të forta po i përcjellin më të afërmit e tyre për në kurbet. Janë të mërzitur se nuk do t’i kenë më afër si më parë.

Këto ishin pamjet e kësaj paraditeje në stacionin e autobusëve në Shkup.

E ata që po emigrojnë, thonë se rrugën e mërgimit po e marrin për paga dhe jetë më të mirë. Madje as fëmijët nuk i lënë në vendlindje.

-Çfarë do të punoj këtu kur pagat janë të dobëta. Çfarë të punoj, për kot? Familjarisht jemi atje të gjithë, pesë vite jemi atje. Atje shumë më mirë se këtu.
-A planifikoni të ktheheni ndonjëherë?
-Mua shpirti më qanë për Maqedoninë por kot, nuk ka…

-Pse nuk i lejoni fëmijët të qëndrojnë dhe punojnë këtu?
-Kujt të ia lëmë, çfarë të punojnë këtu? Këtu nuk ka gjë, vetëm të vdesim për të ngrënë. Më mirë t’i marr fëmijët dhe të iki larg.
-A nuk shohin fëmijët tuaj të ardhme këtu tek ne?
-Jo nuk ka, fëmijët kanë përfunduar shkollimin dhe të kërkojnë të holla të të punësojnë.
-Kush i ka fajet për këtë gjendje?
-Shteti, kush i ka fajët. Krejt hajdutë janë këtu.

-A kishit dashur ta keni djalin dhe nipat këtu?
-Dua por pa punë ku do të shkojnë.
-Pse nuk qëndrojnë ata këtu?
-S’rrinë se nuk kanë punë, patjetër të shkojnë.
-Nipave a do iu kishit bërë thirrje që të qëndrojnë këtu dhe të mos shkojnë në Itali?
-Çdoherë ua them por më thonë, haxhibabë ku të shkojmë ne? S’ka punë thotë, pesë djem i kam. Dy së paku të ishin në punë por që të pestë janë pa punë.

-Atje kemi, këtu s’ka. Rroga të vogla. Atje jemi 20 vite që punojmë.
-Edhe fëmijët i keni atje?
-Por i marim mbrapa vetes.
-Pse nuk i lejoni fëmijët këtu në Maqedoni të jetojnë?
-S’ka këtu me çka do të jetojnë. Me 200-300 euro nuk bëhet asgjë.

Përndryshe numri i të rinjve në Maqedoni është në rënie që nga viti 2002. Vlerësohet se nga Maqedonia e Veriut, në nëntë vitet e fundit janë larguar mbi 700 mijë banorë.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Mediumi i njohur: Rumania mund ta humb ndeshjen me Kosovën me rezultat zyrtar

Story i radhës

Britani, përjashtohen 2 kandidatë për deputet pas paralajmërimit të MI5

Të fundit nga