lotaria shteterore festojme per 7 en me vlere prej 27 385 728 denare ne qytetin e kocanit 6206182b84a69

Lotaria shtetërore: Festojmë për 7-en me vlerë prej 27.385.728 denarë në qytetin e Koçanit

February 11, 2022
1 minut lexim

Lotaria Shtetërore me kënaqësi njofton se në xhiron e 11-të të lojërave të fatit Loto 7, ra 7-shja në vlerë prej 27.385.728 denarë, (rreth 440.000 euro). Tërhiqja u realizua të mërkurën, më 9 shkurt 2022, me transmetim direkt në televizionin Kanal 5.

Sipas të dhënave nga sistemi, mësojmë se pagesa është bërë në pikën shitëse “Balila 1”, në Koçani. Janë paguar 2 kombinime loto dhe fitues është kombinimi i dytë me numrat: 4, 10, 17, 28, 30, 32, 37.

Kjo është 7-ja e pestë nga lojërat e fatit Loto 7 dhe çmimi i 26-të që nga fillimi i organizimit të loto lojërat e fatit ( nga viti 2010).

Në qershor të vitit 2021, familja Velkovski nga Vizbegu i Shkupit ka arritur premiumin më të madh deri më tani në vlerë prej 41.163.771 denarë, e paguar për kompaninë JMB –Kompani Vizbeg.

Në shtator të vitit 2020, familja Jankovski nga Manastiri ka fituar premiumin më të madh ndonjëherë në vlerë prej 31 165 143 denarë, të paguara në Alek Tabak në Manastir.

Një vit më parë (në vitin 2019), numrat me fat të paguara në Aiva Kërçovë, i sollën fat Zoran Mitanoskit dhe familjes së tij një 7-she në vlerë prej 11.966.712 denarë, vetëm 5 muaj pas arritjes së 7-shit të parë të Loto 7, më 8 maj 2019, në vlerë prej 299.293.990. denarë, në Kavadar.

Në historinë e lojërave-loto të fatit, të Lotarisë shtetërore, deri më tani për 7-she u festua në qytetet: Sveti Nikollë, Negotinë, Tetovë, Strumicë, Kavadar, Kërçovë, Kumanovë, Manastir dhe Shkup.

Nga komunat e Shkupit, në hartën e 7-es, janë shënuar Komuna Qendër, Gazi Baba, Kisella Vodë, Çairi, lagjja Vizbeg. Për herë të parë festojmë për 7-she në Koçan

E përshendesim vendimin e loto-lojëtarëve të cilët deri më tani kanë ndarë publikisht përvojën e tyre – të fitohet 7-she në loto. Besojmë se së shpejti do të takohemi me fituesin tonë të ri dhe do t’ju tregojmë historinë e lumtur e lojëtarit të lotos numrat e fatit të cilit i sollën fitore prej 27.385.728 denarë, për vetëm 40 denarë.

Pagesa për xhiron e 12 është në vazhdim, kurse premia për 7-she është 7.000.000 denarë

Në ditët e dimrit Ju ofrojmë pagesë online dhe lojë online në www.loto.mk.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dita nderkombetare e grave dhe vajzave ne shkence 620616c2af431
Story i mëparshëm

Dita ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë

investimet boshe politike ne formula spekulative 62061be8b618e
Story i radhës

Investimet boshe politike në formula spekulative!

Të fundit nga

Kur seksi i rastësishëm është ide fantastike

Ndonjëherë seksi i rastësishëm mund të bëjë që ta gjeni veten duke ndarë shtratin me njerëzit që nuk do të ndanit as ashensorin. Dëgjo këtë artikull tani… Kur seksi i rastësishëm është

Moti për sot: I vranët dhe me reshje shiu

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalisht mund të jenë intensive. Reshjet më të pakta pritet të jenë në zonat perëndimore, veriperëndimore dhe veriore, ndërsa më të
ShkoLartë