Analisti Lorenc Vangjeli ka folur ditën e sotme në një emision televiziv, në lidhje me zgjedhjen e Ramës për t’i përballuar vetë sulmet politike, ku tha se nuk është zgjidhja më e mirë për të. Por sipas Vangjelit, kjo taktikë për hir të ekipit, ka bërë që Kryeministri të jetë i pari që reagon në rastet e akuzave më të rënda.
“Në të gjithë skandalet e mëdha apo dyshimet që kanë ndodhur, Edi Rama ka qenë i pari që ka folur. Që nga inceneratorët, ashtu edhe të sulmi kibernetik e të tjerë. Kjo është zgjedhja e tij, por nuk është zgjidhja më e mirë për atë vetë.
Rama ngjan si pema e vetme dhe të tjerët janë në lartësinë e barit. Kështu që Edi Rama ka zgjedhur për hir të ekipit të sillet kështu. Opozita nuk del dot më një sëpatë t’i bjerë kësaj ‘peme’ vetëm në rastin kur bishti i sëpatës të ishte nga vetë ‘degët’ e Ramës.
Sot duket sikur doktori është gati t’i hyjë pyllit me bisturi në dorë…” – tha Vangjeli.