Loredana shfaqet atraktive nga pushimet në Greqi: Çelësi i një jete të shëndetshme është dashuria

min lexim

Reperja e njohur shqiptare, Loredana ka këto ditë ka nisur disa ditë pushime.

Si destinacion ajo ka zgjedhur Greqinë ndërsa po shoqërohet nga familjarët dhe disa miq teksa nuk mungon as vajza e saj Hana.

Nga vendi ku po qëndron, reperja ka sjellur vazhdimisht imazhe dhe ka bërë postime të ndryshme ku shihet duke u relaksuar dhe shijuar në maksimum këtë kohë.

Ndërsa në llogarinë e saj të Instagramit ku numëron mbi tre milionë ndjekës, Loredana ka publikuar një kolazh me fotografi ku shfaqet në formë të mirë e veshur në rroba banjë.

Image

 

Në mbishkrimi ajo tha se ndihet e bekuar dhe se çelësi i një jete të shëndetshme është dashuria.

“Ndonjëherë e gjithë kjo duket si një ëndërr, nuk mund ta besoj se jam kaq e bekuar. Mendoj se ndonjëherë jam mosmirënjohëse? Më vjen turp për këtë, por bëj çmos çdo ditë për të vlerësuar gjërat e vogla në botë. Çelësi i një jete të shëndetshme është dashuria. Lori”, ka shkruar reperja në mbishkrim.

Ndërkohë, Loredana në një intervistë të fundit tha se aktualisht është beqare dhe se është e hapur për një dashurie të re.

Kujtojmë që reperja kohë më parë ishte në një romancë me reperin, Mozzik i cili edhe është babai i vajzës së saj. /Telegrafi/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Udhëheqësi separatist dëshiron që Rusia të pushtojë qytetet anembanë Ukrainës

Story i radhës

Afrim Tovërlani në krye të Kombëtares së Kosovës U-21

Të fundit nga