loredana reagon pas incidentit me gjestin dhe merr pjese ne dasmen e tij shkova per te treguar lorin zemerbardhe 67fe164a19620

Loredana reagon pas incidentit me Gjestin dhe merr pjesë në dasmën e tij: Shkova për të treguar Lorin zemërbardhë

April 15, 2025
1 minut lexim

Pas incidentit të rëndë ku Jozi goditi Gjestin me shuplakë teksa po largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, shumëkush priste nëse Loredana – e cila kishte pasur një lidhje me Jozin brenda shtëpisë – do të reagonte apo do të merrte pjesë në dasmën e Eglit dhe Gjestit.

Surpriza erdhi kur Loredana jo vetëm që mori pjesë në dasmë, por ndau edhe një mesazh të ndjerë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo publikoi një video ku Ledioni e përshëndet me një puthje në ballë dhe në përshkrim falenderoi të gjithë për përkrahjen dhe përvojën që, sipas saj, e bëri më të fortë dhe më të pjekur.

Postimi i saj i plotë:

Faleminderit nga zemra të gjithëve!
Faleminderit dhe përqafime të ngrohta mirënjohjeje familjes së Top Channel, të gjithëve pa përjashtim që nga drejtuesit edhe tek çdo punonjës, te gjithë ata që kanë punuar natë e ditë për ne, gjithmonë të palodhur e të duruar.
Faleminderit atyre që besuan tek unë, atyre që më deshën me të gjitha ngjyrat e mia, ndoshta nuk isha e zonja me fjalët, por thellë brenda shpirtit doja dhe dua të shpreh shumë.
Dua të falenderoj të gjithë publikun, ku jashtë gjeta mbështetjen më të madhe, shërimin e çdo loti, plot mesazhe, komente që më mbushën zemrën plot dhe më bën të hidhja pas edhe gjykimet që kisha ndaj vetes.
Ky Big Brother mua më rriti, më bëri më të pjekur, më mësoi gjithçka, do t’i jem mirënjohëse çdo personi, gjithë rrethit tim që kam pranë dhe gjithë atyre që besuan tek unë edhe pa më njohur…
PS: Unë shkova në dasmë, e para për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë dhe e dyta se çdo veprim ka një arsye brenda meje. Dua të më kuptoni.
Do vazhdoj të jem versioni më i mirë i vetes sime! Duke ju shtuar sa më shumë buzëqeshje në ditët tuaja.
Me shumë dashuri nga Lori.

Jozi i cili menjëherë pas incidentit, u arrestua, u lirua të nesërmen nga policia. Akoma nuk ka ndonjë reagim nga ai që nga rasti. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rasim demiri jep doreheqje nga pozita ne komunen e prizrenit per tu bere deputet i kuvendit 67fe151f50b39
Story i mëparshëm

Rasim Demiri jep dorëheqje nga pozita në komunën e Prizrenit për t’u bërë deputet i Kuvendit

taravari sot vendos nese del vetem ne zgjedhje ose me vlen in 67fe1a8392730
Story i radhës

Taravari sot vendos nëse del vetëm në zgjedhje ose me VLEN-in

Të fundit nga

ShkoLartë