Rap-artistja nga Ferizaj, Loredana Zefi, kohëve të fundit ka qenë duke kaluar një kohë të mirë në trojet shqiptare.
Ajo ka qenë e përfshirë në disa koncerte, ndërkohë që është parë vazhdimisht e shoqëruar me familjarët.
Megjithëse gjithnjë është parë me flokë të bardha si bionde, ajo kësaj radhe ka bërë një ndryshim drastik në dukje.
Si rrallëherë, autorja e këngës “Nëse don” ka ndryshuar stilin në flokë ngjyrë portokalli.
“Përshëndetje”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi, për të cilin mori reagime të shumta pozitive.
E njëjta këtë periudhë ka qenë duke shijuar suksesin e disa këngëve të reja, posaçërisht të kësaj që e solli me Noizyn.
“Heart Attack” për një muaj grumbulloi mbi një milion klikime në platformën YouTube.