Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez (53) dhe aktori Ben Affleck (49) u martuan vetëm tre javë më parë, por tashmë thuhet se kanë vendosur të ndahen, sipas mediave botërore.
Çifti i martuar dëshiron të kalojë pak kohë të ndarë pas muajit të mjaltit dhe t’i përkushtohet karrierës së tyre.
Ata thuhet se besojnë se kjo lëvizje do t’u sjellë dobi në planin afatgjatë dhe do të ndihmojë në ruajtjen e marrëdhënies.
Sipas mediave, vendimi është marrë që të mos humbiste magjia mes tyre. Ata duan të distancohen për t’i munguar më shumë njëri-tjetrit.
“Ata gjithmonë flasin, shkruajnë mesazhe, Facetime kur janë të ndarë dhe punojnë. Dhe koha e ndarë e bën ribashkimin shumë më të mirë. Jennifer pëlqen të dijë se burri i saj do të jetë aty për të pa marrë parasysh çfarë ndodh. Të ndahesh kaq shpejt pas martesës nuk është ideale. Por ata e dinë që e kanë gjithë jetën përpara dhe po shijojnë çdo minutë të udhëtimit”, tha një burim i afërt me çiftin në një deklaratë.
As Beni dhe as Jennifer nuk i kanë konfirmuar këto pretendime. Ndryshe, këngëtarja dhe aktori u martuan në Las Vegas, pasi çifti i famshëm rinovuan romancën e tyre pas gati 20 vjetësh.
Ata u fejuan në prill të këtij viti dhe së fundmi thanë më në fund ‘po’-në fatale.
Jennifer mori gjithashtu mbiemrin e burrit të saj, kështu që të dhënat e Qarkut Clark thonë se ky yll i njohur globalisht tani është ‘Jennifer Affleck’.
Në fillim të viteve 2000, Jen dhe Ben ishin çifti më i përfolur në botën e të famshmëve, me makinat e tij dhe të saj luksoze dhe një unazë të madhe fejese rozë 6.1 karat për Lopez. Por ata e ndërprenë fejesën e tyre papritur në vitin 2003 dhe u ndanë disa muaj më vonë.