Një super Atalanta kalon në avantazh 2-0 në fund të pjesës së parë ndaj Napolit. Ademola Lookman ishte vendimtar deri tani, Napoli i Conte-s po vuan nga 3-4-1-2 i projektuar nga Gian Piero Gasperini: pjesa e parë përfundon me dy gola epërsi per Atalantan dhe azurrët do të detyrohen të ndjekin nje permbysje ne pjesen e dyte ose do te fundosen.
Një garë e ashpër plot kontraste, por mbi të gjitha një ritëm i çmendur.
Ndeshja e Maradona Stadium filloi kështu, me dy skuadrat që treguan muskujt në çdo zonë të fushës: mysafirët patën meritën të përfitonin nga mosvëmendja e parë e napolitanëve në minutën e 10-të, kur Lookman brenda zone i lene vetem e pati te lehte te shenonte.
Serish afrikani, me pas, kur mori nje pasim nga De Ketelaere, dogji portierin e Napolit me nje goditej te shpejte dhe te forte. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, McTominay hapi topin por gjuajtja goditi shtyllën në të majtë të Carnesecchi.
Burimi: botasot.info