Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku nuk ka udhëtuar me ekipin e tij, Mura në Moldavi.
Skuadra sllovene përballet me ekipin nga Moldavia, FCSG në kuadër të kualifikimeve për Conference League.
Kjo pasi që Moldavia nuk e ka lejuar të hyjë në shtetin e saj. Moldavët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka pajisur atë me vizë.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe trajneri i Muras, Damir Contala.
Ai theksoi se tashmë e dinin këtë gjë, por që kjo do ta motivojë atë edhe më shumë për ndeshjen e kthimit.
Mungesa e tij sigurisht që do të ndihet. Ne e dinim që ai nuk do të ishte me ne që në momentin që u hodh shorti, nuk shqetësohemi më për këtë. Por jam i sigurt se do ta bëjë atë edhe më të motivuar në ndeshjen e kthimit” , u përgjigj trajneri Damir Contala.