Lojtari shqiptar zbarkon në La Liga, Roma dhe klubi i ri konfirmojnë marrëveshjen

August 17, 2024
1 minut lexim

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla është larguar përkohësisht nga Roma për t’iu bashkuar klubit të Espanjol.

Pas huazimit të tij të shkurtër te Sasuolo, Kumbulla tani është nisur për në Spanjë ku do të luajë për Espanjol.

 “Marash Kumbulla tashmë është bardheblu”, shkruan klubi spanjoll në një postim në Instagram.

Ndërsa Roma në një njoftim zyrtar deklaroi: “Klubi mund të konfirmojë se Marash Kumbulla i është bashkuar Espanjolit në formë huazimi për sezonin 2024-2025. Në tre sezone me Romën, mbrojtësi shqiptar bëri 68 paraqitje dhe shënoi katër gola. Suksese, Marash!”

Ndërkohë mbrojtësi shqiptar ka falenderuar klubin e Romës në një postim në InstaStory.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Prevallë, aktivizohen sërish zjarret

Story i radhës

Madonna shkon në Itali me të dashurin e ri, kanë 38 vite diferencë

Të fundit nga

Ter Stegen drejt largimit nga Barcelona

Rrugëtimit të Marc-Andre ter Stegen te Barcelona mund t’i ketë ardhur fundi. Gjermani nuk shihet më si opsioni numër 1 për portën e Barcelonës, aq më tepër që katalanasit janë hedhur në
sqmken
ShkoLartë