Lojtari shqiptar: Doja që Ronaldo të ishte në finalen e Champions League së Azisë

May 3, 2025
1 minut lexim

Futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgijan Alioski, së bashku me ekipin e tij Al Ahly, u kualifikua në finalen e Champions League së Azisë.

Në finale Al Ahly do të takohet me Kawasakin e Japonisë, e cila eliminoi Al Nasr-in e Cristiano Ronaldos. 

Alioski thotë se donte të luante kundër Ronaldos në finale.

“Sigurimi i një vendi në finale ishte jashtëzakonisht i bukur, argëtimi ishte i çmendur.

Kemi një ekip të shkëlqyeshëm me lojtarë të pabesueshëm dhe stërvitja është në nivelin më të lartë.

Që nga sezoni i kaluar kemi pasur trajnerë, nutricionistë dhe fizioterapistë gjermanë.

Ndihem shumë mirë në fushë, jam gati sikur të isha 25 vjeç. Kemi cilësinë për të fituar trofeun, kjo do të ishte fantastike.

Mezi pres finalen, të cilën do të doja të ishte kundër Cristiano Ronaldos.

Nëse ia dalim, kjo do të ishte e pabesueshme”, tha Alioski.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Raporti i lirisë së medias, Koci numëron disa tituj nxitës të mediave në Serbi ndaj Kosovës

Story i radhës

Në ritmin aktual, Rusisë do t’i duhen shekuj dhe dhjetëra miliona viktima për të pushtuar Ukrainën

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë