West Ham fitoi 2-1 përballë Aston Vilën në Premier Ligë, në një ndeshje shumë të rëndësishme për fatet e sezonit. Një prej lojtarëve më të rëndësishëm ishte Jamolenko, i cili shënoi golin e parë.
Por ajo që bëri bujë ishte momenti i festimit. Lojtari nuk gëzoi, por shpërtheu në lot sepse është ukrainas dhe lufta që po ndodh në vendin e tij ka solidarizuar shumë ekipe.
Në përfundim të sfidës, sulmuesi foli për këtë moment.
“Ishte një situatë me shumë emocion për mua, për shkak të luftës që po ndodh në vendin tim. Është e vështirë të mendoj për futbollin kur ushtria ruse po vret popullin ukrainas.
Nuk e di çfarë të them, thjesht dua të falënderoj shokët e skuadrës dhe tifozët që na kanë mbështetur mua dhe Ukrainën”, tha lojtari.
Futbolli t’i jep këto emocione, prandaj është sporti më popullor në botë.