Mbrojtësi i djathtë Hakun West Av Teigum është pjesë e ekipit më të mirë në Bundesligë, Fucshe dhe është në Final Four të Champions League dhe tani është në prag të ndeshjes kundër Kosovës për rrethin e dytë kualifikues të Kampionatit Evropian në hendboll.
Ballafaqimi mes Kosovës dhe Ishujt Faroe luhet sonte në orën 20.15 në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ndeshje e xhiros së pestë e grupit të gjashtë të rrethit të dytë.
“Kosova është si një ekip krejtësisht i ndryshëm në shtëpi sesa jashtë fushe.
Është si nata me ditën, dhe spektatorët dhe nacionalizmi luajnë rol aty.
Por ne mendojmë vetëm se si ta luajmë këtë lojë sa më mirë të jetë e mundur dhe nuk mendojmë për gjithçka tjetër”,.
Burimi: botasot.info