Lojtari i Totenhemit “ngujon” familjen dhe sulmon tifozët

1 minut lexim

Eric Dier, mbrojtësi i Tottenham dhe përfaqësueses angleze, ka hapur një çështje shumë të ndjeshme në ishull.

Vendimi i tij i fundit, duke mos i lejuar familjarët ta ndjekin në stadium, po bën shumë zhurmë. Sipas Dier, tifozët në stadium kanë një sjellje shumë negative dhe shumë të rrezikshme, aq sa i ka kërkuar familjarëve të qëndrojnë në shtëpi.

“Shqetësimi i Dier”, shkruan Mirror në faqen e parë. “Dier paralajmëron”, ishte titulli i përzgjedhur nga Daily Express.

Dier pati guximin të thotë hapur një problem që është kthyer në shqetësim jo vetëm për të, por dhe për një pjesë të madhe të lojtarëve apo familjarëve që dëshirojnë të ndjekin qetësisht një ndeshje të përfaqësueses angleze apo të ndjekim live ndeshjet e Premier League.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuredini: Termocentralet kanë leje të integruar “A”, do të ketë kontrolle nëse respektohen standardet

Story i radhës

Nvidia prezanton gjeneratën e re të kartave grafike: RTX 4090 dhe RTX 4080

Të fundit nga