Pedro Obiang ka lënë pas problemet shëndetësore dhe është kthyer në stërvitje.
Mesfushori i Sassuolo u detyrua të linte futbollin për një vit, pasi pësoi miokardit.
Më e keqja ka kaluar dhe lojtari i njohur tashmë është bashkuar me grupin në Reggio Emilia. Obiang ka dhënë lajmin e mrekullueshëm me një video në rrjetet sociale.
“Përshëndetje, shiko kush është kthyer! Së shpejti do të kemi mundësinë të flasim, faleminderit të gjithëve”, tha lojtari i Sassuolos.