Sulmuesi i PSGH-së, Kylian Mbappe ka vendosur një tjetër moment historik.
Duke shënuar 5 gola në 1/16-finalen e Kupës së Francës ndaj skuadrës së “Pays de Cassel”, Mbape u bë lojtari i parë në historinë e klubit parizian që shënon pesë gola në një ndeshje zyrtare.
Mbape, 24 vjeç, i cili e nxori PSZH-në për herë të parë sot në fushë me shiritin e kapitenit, shënoi tre gola në pjesën e parë dhe dy në të dytën.
Ndërkohë PSG ka mposhtur skuadrën e ligës së gjashtë me rezultat 7:0..