Lojtari i Napolit diagnostifikohet me probleme në zemër

January 21, 2022
1 minut lexim

Sulmuesi i Napolit, Adam Ounas nuk do të luajë më asnjë minutë në Kupën e Kombeve në Afrikë për shkak të një problemi në zemër, ka konfirmuar trajneri Djamel Belmadi 

25 vjeçari, i cili ishte pjesë e Kombëtares që fitoi AFCON 2019, por që tani nuk ka ndonjë gjë pasi që Algjeria është eliminuar në fazën e grupeve. Ai nuk ka pasur asnjë paraqitje për Napolin gjatë 2022. 

Duke folur për eliminimin nga AFCON, trajneri i Algjerisë Belmadi ka folur për Ounas dhe ka shpjeguar që 25 vjeçari nuk do të paraqitet për shkak të problemeve me zemrën e tij. 

“Ne kemi vendosur, sipas udhëzimeve të mija për ta ruajtur sekretin mjekësor për gjendjen e Adamit deri me tani. Ai ishte testuar pozitiv për Covid dhe testet e fundit treguan se ai ka diçka në zemrën e tij, kështu që ai duhet të bëjë edhe teste tjera”. 

“Po ta kishim thënë këtë, ne nuk do ta kishim parë lojtarin përsëri. Aubameyang dhe Lemina po ashtu janë larguar nga gara për të njëjtat arsye, ne s’mund të tregojmë asgjë. Ne kishim dhënë lajmin në publik, por tani mund të them që lojtari do të bëjë edhe teste të tjera”. 

25 vjeçari Ounas, i cili ka kontratë me Napolin deri më 2023, e ka pasur të vështirë të gjejë vetën në skuadër, nën drejtimin e Luciano Spallettit. Sulmuesi algjerian ka bërë 14 paraqitje në të gjitha garat, ku ka luajtur vetëm 339 minuta. Gjatë kësaj kohe ka shënuar dy gola, të dyja në Europa Ligë. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Охридскиот градоначалник Пецаков славел Водици со илјадници луѓе, а бил позитивен на ковид-19

Story i radhës

Ky shtet do të heqë thuajse të gjitha kufizimet e pandemisë

Të fundit nga

ShkoLartë