Sezonin e kaluar Interi nuk arriti të mbronte titullin e kampionit të Italisë dhe portieri rumun Ionut Radu u shpall lojtari “tragjik” i ndeshjes me Bolonjën, që vendosi fatet e Serisë A. Ai ishte momenti i përmbysjes së madhe kur Milani nisi rrugën drejt titullit kampion.
Radu mori kritika të ashpra nga tifozët e Interit dhe ata e shpallën rumunin figurën më të madhe tragjike të këtij klubi dhe i kërkuan drejtuesëve të Interit të largohej nga Meazza.
Në fund, drejtuesit e Interit dëgjuan zërin e tifozëve dhe vendosën ta dërgojnë Radu në huazim.
Portieri 25 vjecar është dërguar në huazim te Kremoneze që së fundmi arriti të ngjitej në elitën e Serisë A.