Lojtari i Interit: E dimë shumë mirë atë që na pret në ‘Camp Nou’.

1 minut lexim

Hakan Calhanoglu do të ketë edhe sot në dorë çelësat e mesfushës zikaltër, kur në regji do t’i duhet të zëvendësojë Marselo Brozoviçin e dëmtuar, një pozicion në të cilin vetë turku ka pranuar se nuk është në maksimumin e tij në intervistën që ka dhënë pas ndeshjes për “Amazon Prime Video”.

Mesfushori ka komentuar klimën në kampin zikaltër para Barcelonës, dhe ka treguar sekretin që riktheu Interin te fitorja.

““E dimë shumë mirë atë që na pret në ‘Camp Nou’.

Ata janë të tensionuar dhe të nevrikosur, kanë zjarrin brenda dhe e dimë që do të jetë e vështirë, por ne do të japim maksimumin.

Nëse punojmë dhe luajmë për 90 minuta në mënyrën që kemi bërë deri më tani, e nëse jemi të bashkuar, ka shumë pak skuadra që mund të fitojnë ndaj nesh””, tha futbollisti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

iOS 16.0.3 – Çfarë sjell përditësimi më i fundit i Apple

Story i radhës

Përdhunimi/ “A bën seks të mirë?” Shokon xhaxhi i 12-vjeçares në Greqi: Një çift i shkruante mbesës në Facebook

Të fundit nga