Gjithnjë e më shumë lojtarë të kombëtares holandeze duket se shqetësohen nga kondicionerët e shumtë në stadiume gjatë Botërorit. I pari që ngriti zërin për këtë çështje ishte Frenki de Jong, i cili pati thënë se kishte ftohtë gjatë një konference për shtyp. Me zë të marrë dhe rrufë u paraqit në konferencën e djeshme edhe Marten de Ron.
“Kam pak ftohtë, por ndihem mirë. Mbase kam luajtur paksa shumë afër Frenkit (De Jongut),” tha me shaka mesfushori. Më herët braziliani Antoni ishte ankuar për kondicionerët në Botërorin e Katarit.
Diferencat e temperaturës janë të mëdha në disa vende dhe gjatë ditës është pothuajse 30 gradë kudo, teksa kujtojmë se çdo ndeshjet luhet në 26 gradë, një temperaturë e realizuar me ndihmën e kondicionerëve gjigantë të montuar nëpër stadiume.
LOJA E TULIPANËVE – Marten de Ron në këtë Botëror luajti për herë të parë kundër Katarit (2-0) të martën.
Trajneri i Kombëtares, Louis van Gal, përveç Frenki de Jongut, ka preferuar Steven Berghuis dhe Teun Kopmainersin në dy ndeshjet e mëparshme në grup. Sidoqoftë, mesfushorin i Atalantës në kampionatin italian është dakord se loja në fushë e kombëtares holandeze në Kupën e Botës ka qenë zhgënjyese deri tani.
“Ne po kërkojmë, kjo është e qartë. “E dimë se do të përmirësohet, të gjithë punojmë së bashku në këtë drejtim, megjithatë nuk duhet harruar se qëllimi i parë është të fitojmë sfidën e radhës. Nuk po luajmë qëllimisht keq këtu, tha mesfushori të enjten para fillimit të stërvitjes së “Portokallinjve” në Doha.