Lojtari i Franfurtit tregon bisedën e mesfushorit të Realit

1 minut lexim

Eintracht Frankfurti befasoi Barcelonën mbrëmjen e së enjtes, ku i eliminoi nga Europa Liga pas një fitoreje në një “Kamp Nou” që ngjasonte më tepër me shtëpinë e tyre.

Fitoren e Frankfurtit duket se nuk e donin vetëm gjermanët, pasi Jakiç zbulon se vetë Luka Modriç i ka kërkuar të fitonin kundër katalanasve. Lojtari kroat i ka premtuar kapitenit të Kombëtares së tij se do të fitonte, fjalë të cilën arriti ta mbante.

“Para ndeshjes me Barcelonën, Modriç më tha se duhej t’i mundnim. Unë iu përgjigja:

’Kapiten, të premtoj se do të fitojmë’. E mbajta premtimin”, ka thënë Kristijan Jakq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri Peci viziton bujkun i cili sivjet e punon tokën pas 30 vitesh

Story i radhës

Arbana Osmani prezanton për herë të parë vëllain e vogël në rrjetet sociale

Të fundit nga