Lojtari i Cërvena Zvezdës, ishte i dënuar në Gjermani! Arsyeja që kishte habitur gjermanët 

1 minut lexim

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se Barcelona do të ketë përballë këtë të mërkurë një lojtari që ishte dënuar para 3 viteve.

Ky është kongolezi Silas Katompa Mvumpa, shkurt Silas. 

Sulmuesi 26-vjeçar është pjesë e Cërvena Zvezdës së Beogradit, ku mbërriti dy muaj e ca më parë, i transferuar nga Gjermania.

Silas ishte lojtar I Shtutgartit në Bundesligën gjermane, por u dënua mëe 3 muaj pezullim dhe me 30.000 euro gjobë.

Kjo, sepse ai kishte ndërruar emrin dhe vitin e lindjes, nga 1998 në 1999. Kjo ndodhi tre vjet më parë, dhe sulmuesi vazhdoi të luante te Shtutgarti derisa u  huazua tek Zvezda.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

“I kom marrë fëmijët, dikush kthehet vetvetja”, Atilla flet për raportin me Drenushën

Story i radhës

Mijëra routerë TP-Link po përdoren për sulme ndaj përdoruesve të Microsoft Azure

Të fundit nga