Lojtarët e tenisit nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do të lejohen të marrin pjesë në kampionatin Wimbledon këtë vit për shkak të luftës në Ukrainë, njoftoi të mërkurën organizatori i ndeshjeve të tenisit “All England Club”.
Ndër lojtarët e njohur meshkuj, që nuk do të lejohet të marrin pjesë, është edhe fituesi i kampionatit “U.S. Open”, Daniil Medvedev, i cili renditet i pari në turneun e Shoqatës së Tenisit Profesionist, ATP dhe tenisti Andrey Rublev i cili renditet i teti.
Ndër lojtaret femra, që nuk do të lejohet të marrin pjesë, është edhe Aryna Sabalenka, gjysëmfinaliste në kapionatin Wimbelton një vit më parë. Një tjetër emër i njohur është edhe Victoria Azarenka, ish finaliste e cila ka fituar dy herë kampionatin “Australian Open”, si dhe Anastasia Pavlyuchenkova, nënkampione vitit të kaluar në “French Open”.
Sportistët Medvedev, Rublev dhe Pavlyuchenkova janë nga Rusia, ndërsa Sabalenka dhe Azarenka janë nga Bjellorusia.
Kampionati Wimbledon fillon më 27 qershor. “All England Club” konfirmoi në mars se ishte duke diskutuar me qeverinë britanike nëse rusët duhet të lejohet të marrin pjesë në turneun “Grand Slam”.
“Është përgjegjësia jonë që të luajmë rol në përpjekjet e gjera … për të kufizuar ndikimin global të Rusisë përmes mjeteve tona më të forta”, thuhet në një deklaratë nga “All England Club”.
“Në rrethanat e një agresioni të tillë ushtarak, të pajustifikuar dhe të paprecedentë, do të ishte e papranueshme që regjimi rus të përfitonte nga përfshirja në kampionat e sportistëve rusë ose bjellorusë”.
Sportistët rusë nuk janë lejuar të marrin pjesë në shumë evente sportive që nga sulmi rus ndaj Ukrianës. Bjellorusia e ka ndihmuar agresionin rus në Ukrainë.
Shumë evente sportive si futbolli, patinazhi dhe garat e vrapimi, nuk kanë lejuar pjesmarrjen e sportistëve rusë dhe bjellorusë dhe ekipet e këtyre dy vendeve si rezultat u luftës. Ekipi kombëtar rus i futbollit u përjashtua muajin e kaluar nga ndeshjet kualifikuese për botërorin që mbahet në fund të këtij viti në Katar./VOA