Në Manchester United thuhet se kanë mbetur jashtëzakonisht i zhgënjyer nga komentet e bëra nga Cristiano Ronaldo në një intervistë e cila u publikua të dielën mbrëma.
Superylli portugez ka përjetuar katër muaj me shumë tensione dhe probleme, duke nisur nga pretendimet se ai ka kërkuar të largohet nga klubi për një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve.
Në intervistën ë rij, Ronaldo ka sulmuar ashpër trajnerin Eric Ten Hag duke thënë se nuk ka asnjë respket për atë si dhe klubin të cilin e ka akuzuar se e ka tradhëtur.
Kjo, sipas gazetarit të “Sky Sports Neës”, Kaveh Solhekol ka bërë që lojtarët e Manchester United dhe trajneri janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me mënyrën dhe kohën e intervistës së Cristiano Ronaldos. Klubi mori vesh për intervistën vetëm pasi po përgatiteshin të ktheheshin nga Londra pas ndeshjes kundër Fulhamit.
“Manchester United ka të ngjarë të shqyrtojë tani të gjitha opsionet e tyre në lidhje me Ronaldon. Drejtuesit dhe lojtarët nuk e kuptojnë pse ai ka thënë atë që ka thënë. Ata janë jashtëzakonisht të zhgënjyer që ai nuk e ka respektuar klubin, trajnerin e tij dhe shokët e skuadrës në këtë mënyrë.”, thotë gazetari.
Si rezultat i Kupës së Botës, Ronaldo tani do të kalojë javët e ardhshme në Katar me Portugalinë, por pasojat e intervistës së tij ka të ngjarë të ndihen në të ardhmen e parashikueshme.
United nuk do të rikthehet në fushë deri më 20 dhjetor, kur do të përballet me Burnley-n në raundin e katërt të EFL Cup.