Lojërat Olimpike 2024/ Celine Dion ‘elektrizon’ skenën me performancën e saj pas katër vitesh mungesë

1 minut lexim

Celine Dion është rikthyer në skenë për herë të parë që pasi zbuloi se vuan nga një gjendje e rëndë shëndetësore, duke performuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.

Superylli kanadez ishte përfolur se do të këndonte një duet me Lady Gaga-n, por ajo u ngjit e vetme në Kullën Eiffel për të kënduar për mijëra spektatorë.

Ishte performanca e parë live e Celine Dion në katër vjet dhe erdhi një vit e gjysmë pasi zbuloi se vuante nga sindroma e personit të ngurtë (SPS).

SPS është një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton spazëm të muskujve dhe mund të jetë dobësues. Ajo ndikoi gjithashtu në zërin e saj të veçantë dhe të fuqishëm.

56-vjeçarja, shoqërohej nga një pianiste në nivelin e parë të Kullës Eifel, poshtë unazave gjigante olimpike të ndriçuara.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Ish-asistenti i Kloppit e këshillon Slot që ta largojë nga Liverpooli një lojtar këtë verë

Story i radhës

“Jemi kapërthyer nga hienat”, redaktorja e RTK-së i kundërpërgjigjet U.D të Kryeredaktores pasi kërkoi ballafaqim

Të fundit nga