Loja popullore Wordle shitet tek New York Times

Worlde, loja e famshme gjëegjëze ku duhet të zbuloni fjalën e ditës lançuar në Tetor të vitit të kaluar, është blerë nga New Jork Times.

Zhvilluar nga Josh Wardle dhe partneri i tij Palak Shah, çdo ditë ajo ju jep lojtarëve gjashtë shanse për të gjetur një fjalë me 5 germa.

Në një intervistë për Times në fillim të muajit, Wardle tha se projekti ishte inspiruar pjesërisht nga Spelling Bee, një prej lojërave me abonim të gazetës.

Ende loja nuk ka një aplikacion dhe duhet ta luani nga shfletuesi edhe pse disa klone janë përpjekur ti vjedhin popullaritetin.

Times nuk zbuloi termat e marrëveshjes por tha se kishte paguar një shumë 7-shifrore. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BDI: VMRO-DPMNE-së i pengojnë shqiptarët në krye te institucioneve të vendit

Story i radhës

Kosova në zgripin e saj më të rrezikshëm

Të fundit nga