Drejtoresha e të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevksa dot ka vizituar ëmbëltoren “Rigara” në Çarshi të Shkupit, përcjell TV21. Ajo thotë se është pritur nga pronari Shenoll Haxhi, i cili është brezi i tretë në këtë biznes.
“Një njeri i ndershëm dhe punëtor që e bën profesionin me dashuri, dhe që paguan rregullisht taksat ndaj shtetit, shembull për të gjithë biznesmenët. Na priti me një kafe të lehtë, na përcolli me mendime pozitive dhe na mbushi me energji të bukur. Ne skanuam llogaritë fiskale dhe vendosëm të vinim përsëri”, shton Llukarevska.
Burimi: TV21