Deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në Daily Click në TV21 tha se edhe socialdemokratët mbështesin idenë për shfuqizimin e Balancuesit, mekanizmit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në administratën publike.
“Edhe ne jemi për shfuqizimin e Balancuesit. Balancuesi duhet të paraqesë sistem të shpërblimit adekuat, megjithatë me kritere strikte. Nga ana tjetër duhet ta lëmë Gjykatën Kushtetuese t’i marrë vendimet, dhe asnjë parti politike nuk duhet assesi të përzihet në marrjen e këtij vendimi”, theksoi Llukarevska.
Burimi: tv21