Llotaria e Maqedonisë hedh poshtë akuzat e opozitës

October 3, 2023
min lexim

Lotaria Shtetërore, si garantuese e vetme e organizimit të përgjegjshëm dhe të kontrolluar të lojërave të fatit dhe shoqëri me përgjegjësi shoqërore e themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të sqarimit të gjendjes së shkaktuar nga informacionet e pabazuara dhe të pa verifikuara në media, dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të shumta nga pala tjetër, e njoftojmë publikun me informata të plota dhe korrekte.

Lotaria Shtetërore, në tërësinë e saj, në të gjithë funksionimin e saj respekton dispozitat e Ligjit për Lojërat e fatit dhe legjislacionin e plotë të rregullores ligjore pozitive, në çdo segment të funksionimit të saj.

Për sa i përket mënyrës së organizimit të lojërave të fatit on-line, theksojmë se edhe në vendin tonë, ashtu si në të gjitha vendet e tjera me ekonomi tregu funksionale, e njëjta është edhe çështje e politikës legjislative të shtetit, i cili vendos për mënyrën e organizimit të lojërave të fatit, pa cenuar apo vënë në pikëpyetje tregun e lirë, barazinë e subjekteve të tregut dhe lirinë e sipërmarrjes.

Duke pasur parasysh se e drejta për organizimin e lojërave të fatit on-line është e drejtë ekskluzive e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ajo realizohet përmes Lotarisë shtetërore, dhe duke u nisur nga veprimtaria specifike e cila, si e tillë, prek aspektet sociologjike që janë me interes publik, është e nevojshme të imponohen nevoja për marrjen e të gjitha masave dhe aktiviteteve të nevojshme për lojërat dhe kontrollin e përgjegjshëm, por edhe për mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në lojërat e fatit on-line.

Në funksion të zbatimit të parimit të organizimit të përgjegjshëm dhe të kontrolluar të lojërave të fatit on-line, në procedurë është zbatimi i procedurës transparente dhe të mbështetur ligjërisht për përzgjedhjen e personave juridikë me qëllim të dhënies së marrëveshjes për kontribut të përbashkët në lojërat e fatit on-line në të cilat dominon pjesëmarrja me 51% që e ka Lotaria shtetërore. Në këtë fazë të procedurës, e cila kryhet në mënyrë të ligjshme dhe transparente, ju njoftojmë se më shumë se 10 kompani kanë dorëzuar dokumentacionin e tenderit në vijim të Thirrjes Publike, ku më shumë se gjysma janë shoqëri të organizimit të lojërave të fatit të themeluara dhe me seli në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Numri i madh i dokumenteve të mbledhura tregon për procedurën e zhvilluar në mënyrë transparente me publikimin e njoftimit në shtypin ditor në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në një gazetë ndërkombëtare nga fusha e lojërave të fatit. E njëjta vë në dukje parimin e konkurrencës që respektohet në të gjithë procedurën në mënyrë që të lejojë sa më shumë persona juridikë të marrin pjesë në të.

Në këtë mënyrë, Shteti, nëpërmjet Lotarisë shtetërore, merr nën kontroll këtë aktivitet specifik në lojërat e fatit – lojërat e fatit në internet, për të mbrojtur qytetarët nga loja e pakontrolluar në platformat e huaja dhe në të njëjtën kohë për të parandaluar daljen e mjeteve jashtë vendit, në vend që ato të shkojnë drejtpërdrejt në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lotaria Shtetërore është anëtare e Shoqatës Evropiane të Lotarive, e cila funksionon sipas standardeve evropiane dhe i respekton kriteret e larta të organizimit të përgjegjshëm të lojërave të fatit në Evropë dhe në Botë. Si kompani shtetërore, ajo mbron përfshirjen e të gjithë bashkëpunëtorëve të saj në familjen e Asociacionit Evropian, që do të thotë se angazhohet edhe për ngritjen e standardeve të tyre të funksionimit. Lotaria shtetërore qëndron përgjegjëse edhe para Shoqatës Evropiane, e cila konfirmoi funksionimin e saj me një certifikatë për organizimin e përgjegjshëm të lojërave të fatit.

Duke mos hyrë në spekulimet dhe në të pavërtetat e paraqitura në lidhje me procedurën pas Thirrjes Publike të publikuar, në këtë mënyrë theksojmë nevojën derisa procedura është në zhvillim e sipër, që opinioni të mos informohet me informacione të pa verifikuara dhe të pasakta, d.m.th. të publikohet pa u konfirmuar nga shërbimet profesionale të Lotarisë shtetërore.

Duke pasur parasysh ekzistimin e neneve që mund të mashtrojnë opinionin se e drejta për pjesëmarrje të personave vendas dhe të huaj në procedurën për dhënien e kontratës së sipërmarrjes së përbashkët është e kufizuar në çfarëdo mënyre, theksojmë se qëllimi dhe mënyra në të cilën zhvillohet e gjithë procedura është nxitja e konkurrencës në veprimtarinë e lojërave të fatit dhe shkatërrimin e monopolit duke përzgjedhur partnerët e biznesit të Lotarisë shtetërore për krijimin e shoqërive të reja për organizimin e lojërave të fatit në internet.

Gjithashtu, shfrytëzojmë rastin për të informuar publikun se Lotaria shtetërore, si rezultat i planifikimit dhe menaxhimit transparent dhe profesional të punëve nga ana e drejtuesve të Shoqërisë, në përputhje me tendencat e tregut në vendin tonë dhe në botë, rezultatet financiare të Shoqërisë në vitin 2022, në raportet e rezultateve financiare nga viti paraprak, shënuan rritje prej 32% dhe trend i cili pritet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Policia shqiptoi 2 mijë e 362 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Story i radhës

LSDM: Çmimi i rrymës nuk do të rritet, nga dhjetori po kthehet tarifa e lirë ditore

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë