Lloga: Taravari nuk ka fituar lëndën rreth “vulave të ASH-së”, lënda është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës

September 13, 2024
1 minut lexim

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët-krahu i Selës, Krenar Lloga ka reaguar pasi Arben Travari tha se partia do t’i takojë këtij të fundit, përcjell TV21. Lloga tha se Taravari nuk ka fituar lëndën rreth “vulave të ASH-së”, pasi siç tha Lloga, lënda është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës.

“Edhe pas presionit të Taravarit dhe padronit të tij, ai nuk ka fituar lëndën rreth “vulave të ASH-së”. Lënda rreth legjitimitetit të Aleancës për Shqiptarët është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës.

ASHM – Aleanca për Shërbimet ndaj Mickoskit do ishte e drejtë të quhet subjekti i ri pas ndarjes nga partia jonë. 100 ditë në qeverisje me VMRO-DPMNE e kanë dëshmuar në çdo sekondë veprimtarinë kuislinge.

P.s edhe në Gjykatën e Apelit në Gostivar është ndërruar gjyqtarja ama… Ska lidhje be shoc, mos e përmend se në favorin tonë është”, tha Lloga.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Ekzaminohet një valixhe pranë oborrit të Komunës në Mitrovicës, deklarohet policia

Story i radhës

Rama mbledh sot në Elbasan deputetët/ Nga analiza e punës së komisioneve te zgjedhjet e 2025, çfarë pritet të diskutohet

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë