Lloçi në stadium, deputeti i VV’së godet Përparim Ramën: Me akuzën e sotme ndaj FFK paturpësia e tij merr dimension të ri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se përgjegjësia për stadiumin “Fadil Vokrri” është  e Komunës së Prishtinës.

Në ndeshjen e Kosovës kundër izraelit në futboll është vënë kritikuar cilësia e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, që ishte e mbuluar me baltë.

Por Komuna e Prishtinës ka thënë se mirëmbajtja e saj është përgjegjësi e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Kështu, deputeti i VV-së thotë se Prishtina e ka një kryetar “joserioz”, duke e kritikuar edhe për çështjen e stadiumit.

”Prishtina sot ka një kryetar joserioz dhe të paaftë. Dy vitet e tij në krye të komunës mund të përmbledhen në një fjali: përvetëso punën e të tjerëve dhe fajëso të tjerët për dështimet e tua. Me akuzën e sotme ndaj FFK-së paturpësia e tij merr një dimension të ri. Por, shënon edhe fillimin e fundit të tij”.

“Politika sharllatane prodhon pasoja për qytetarët. Tipar dallues i sharllatanëve është se hyjnë furishëm në politikë, por me të njëjtën shpejtësi edhe dalin. Drita e reflektorëve dhe filterat e kamerës nuk mjaftojnë. Realiteti virtual me efekte speciale nuk prodhon zgjidhje për problemet e përditshme të qytetarëve, nga bërllogu te qentë endacakë, trafiku dhe plot të tjera”, ka thën Abrashi duke kritikuar kështu Përparim Ramën. 

Story i mëparshëm

Paloka: Zvarritja e PD-së në gjykatë nga Edi Rama, vazhdon përdor Bashën si kryetar kukull

Story i radhës

Anita – Lindës: Duke e ditë që Blero ishte i martuar pse e le me t’çu te dera e hotelit, a s’kishte taksi?

Të fundit nga