Lleshaj: Putini si Hitleri, asimetria mes dy ushtrive favor për Ukrainën

March 1, 2022
min lexim

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj komentoi zhvillimet në Ukrainë.

Ai tha se konflikti i ka fillesat në vitin 2005, ndërsa tani po materializohet në përmasa më të mëdha. Sipas Lleshajt, asimetria mes dy ushtrive, është në favor të Ukrainës, e këtë gjë e ka treguar edhe historia. Nëse një skenar i ardhshëm do të ishte përdorimi i armëve bërthamore, kjo sipas Lleshajt, do të ishte një marrëzi njerëzore, pasi pasojat do të ishin të pa imagjinueshme.

“Kjo është një episod i një historie që ka lindur herët, që në vitin 2005. Ka vijuar në vitin 2014, në pushtimin e Krimesë.

Tani është një episod tjetër e një trajektoreje e nisur që në 2005, ku shpalli pakënaqësinë e tij për dorëzimin e ish-Bashkimit Sovjetik. Bota ka hezituar, ka mbyllur sytë dhe tashmë i duhet të hapi sytë në mënyrë dramatike. Numri i madh i zonave të nxehta, tregon pa aftësinë operacionale që qëndron prapa sulmit rus. Ky shpërqendrim i forcave që është kundër parimit të zhvillimit të luftës, tregon që ata që janë prapa, i mungon talenti i mirëfillte ushtarak. Dritë në fund të tunelit ka sepse kemi të bëjmë me një konflikt të pamundur që në nisje. Lufta është nisur pa u bërë disa llogari. Flitet për një trimëri të luftës të përbërë nga njerëzit, popullit, qeveria dhe ushtria. Populli është zemra e luftës. Tek pjesa e qeverisë është kthjelltësia strategjike, te ushtria është forca, talenti ushtarak. Këtij konflikti i mungon fryma popullore.

Nuk ka një urrejtje mes dy popujve. Vetë populli rus është kundër luftës. Janë arrestuar mbi 6 mijë qytetarë rusë, që janë kundër luftës. Pa mbështetjen popullore s’ka luftë. Nuk ka një plan, një objektiv. Konfliktetet asimetrike janë shumë të vështira për t’u fituar nga pala më e fortë. Asimetria i jep avantazh palës më të vogël. Rusia sulmon me tanke, avionë, artileri, por nuk ka përballë të njëjtën gjë. Tanket janë bërë për të luftuar kundër tankeve, e kështu me radhë. Ushtria ukrainase nuk po i jep target, tabelë qitjeje. Asimetria e nxjerr jashtë loje superfuqinë. Nuk mund të luftosh me tanke kundër dy ushtarëve që janë në rrugë. Kjo asimetri i solli probleme edhe amerikanëve në Afganistan. Asimetria të nxjerr jashtë loje.

Çfarë do të bëj Rusia me atë autokolonë prej 60 miljesh. Nëse kalojmë te niveli bërthamor, jemi përtej arsyes së nivelit njerëzore. Ata janë ndërtuar për të vendosur një balancë mes fuqive, por jo për t’u përdorur. Kjo luftë nuk i bën asgjë. Edhe nëse e merr Ukrainën do i sjellë Rusisë një tokë më shumë, nuk është se përfiton, humbet më shumë. Strategjisë përgjithësisht nuk kanë përgjigje për një konflikt bërthamor, sepse pasojat janë të mëdha”, u shpreh ish-ministri.

Lleshaj tha se ka një ngjashmëri të madhe mes Hitlerit dhe Putninit. Sipas tij, Rusia ka shkelur cdo moral e marrëveshje pasi në vitin 1994 tregoi garancinë e saj për të mbrotjur Ukrainën në rast të një rreziku tjetër ushtarak.

“Opsioni i përdorimit të armëve bërthamore nuk është automatik. Ka procedura. Duhet të çmenden shumë njerëz për të bërë këtë, nuk është akt personal i një njeriu. Nuk besoj se Rusia mund të çmendet në këtë nivel masiv. Nuk e besoj. Përparimi i ushtrisë ruse, është shenjë i të pamjaftueshmërisë operacionale e palës Ruse. Ata nuk arritën asnjë objektiv. Fakti që aty janë bërë gafa, që ushtarët kanë mbetur pa bukë, shumë prej tyre nuk e dinin që ishin në luftë. Të gjitha këto tregues janë të mjaftueshëm për të parë se vrulli operacional rus ka rënë. Për ta rivendosur në lëvizje duhet të thellohet në krime lufte. Analogjia mes Hitlerit dhe Putinin janë të frikshme.

Mashtrimi total, shkelja e çdo marrëveshje. Ju përmendet në ’94-ën ku Rusia, Britania dhe SHBA janë bërë garant në mbrojtje të Ukrainës. Ai ka treguar se nuk respekton parimet, marrëveshjet dhe ka ndjekur trajektoret e ngjashme me Hitlerin, që theu hundën kur peri i tij u zgjat sa që nuk mund të mbante më”, tha Lleshaj

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tetë gjëra të cilat patjetër duhet t’i bëni kur e bija ju thotë se është e dashuruar

Story i radhës

Bali Muharremaj dhuron rrogën e muajit shkurt për Fondin e Sigurisë

Të fundit nga

ShkoLartë