Skuadrat tona po zhvillojnë përgatitjet e fundit para fillimit të edicionit të ri.
Llapi sot (e marte) ka zhvilluar miqësoren e radhës ndaj Vushtrrisë.
Skuadra e Batatinës është mposhtur nga skuadra e Ligës së Parë me rezultat të pastër 2-0.
Golat për vushtrriasit i realizuan Ardi Shala dhe Taulant Avdyli.
Llapi e fillon sezonin e ri si mysafir i Drenicës, të dielën me fillim nga ora 17:00.