Llapi kërkon fitoren, pret Dukagjinin në “Zahir Pajaziti”

October 26, 2022
1 minut lexim

Superliga e Kosovës rikthehet sot me ndeshjen e mbetur të xhiros së 12, ku stadiumi “Zahir Pajaziti” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Llapit dhe Dukagjinit.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Llapi u mposht nga Prishtina me rezultat 2:0, kurse Dukagjini barazoi 1:1 me Ballkanin.

Momentalisht, Llapi zë vendin e gjashtë në tabelë në kuotën e 13 pikëve, krahas Dukagjinit që renditet në pozitën e nëntë me nëntë pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin gusht të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara formë më të mirë ka skuadra e Llapit, e cila ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, krahas Dukagjinit që ka dy fitore, një barazim dhe dy humbje.

13:00 Llapi – Dukagjini (Stadiumi Zahir Pajaziti)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Scholz-Macron diskutojnë politikën evropiane

Story i radhës

U konstituan organet e degës së BDI në Gostivar

Të fundit nga

ShkoLartë